Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

3 vendet e para të “pakapshme”, lufta në Kategorinë e Parë bëhet për “play-off”

Shkruar nga NEWSPORT
3 vendet e para të “pakapshme”, lufta në Kategorinë e
Kategoria e Parë

Kategoria e Parë ka luajtur deri më tani 17 javë, duke krijuar edhe idetë e para mbi pretendentët për titull kampion dhe ngjitje në Superiore. Skënderbeu, Laçi dhe Pogradeci mbajnë 3 vendet e parë, respektivisht me 40, 33 dhe 32 pikë.

Duke parë pikët e këtyre 3 ekipeve, bie në sy që “lufta” tashmë ekziston vetëm për “Top 6”, pra “play-off”. Vendin e katërt e mban Kastrioti me 24 pikë, ndërsa në vendin e  9-të është Korabi me 20 të tilla, duke qenë akoma në lojë për një shans.

Besa dhe Burreli janë me nga 23 pikë, ndërkoha që vendi i 7-të dhe i 8-të mbahen nga Apolonia me Ilirinë. Duke parë 3-shen e kreut si të “pakapshme”, mund të thuhet që kampionati i vërtetë po luhet pikërisht nga ekipi i vendit të 4-t deri tek i 9-ti.

Poll

Lexo gjithashtu