
Kategoria e Pare
Edhe Kategoria e Parë ashtu si Superiorja do të luajë sot ndeshjet e radhës. Kështu saktësisht duelet e javës së 26-të të kampionatit do të luhet të gjitha ditën e sotme.
Sfida mjaft të luftuar dhe delikate janë në program për t’u zhvilluar, teksa ekipet do të luftojnë “kokë më kokë” mes tyre për pikët . Vora luan në transfertë ndaj Korabit me sfidën që starton në orën 13:30, ndërsa në po të njëjtën orë do të luhet edhe dueli Lushnja- Burreli.
Ndërkohë do të zhvillohen 4 takimet e tjera. Do të sfidohen mes tyre Apolonia – Flamurtari, Kastrioti pret Besën, ndërsa Kukësi do të luajë një duel direkt për mbijetesë, teksa pret në shtëpi Valbonën. Dueli i fundit do të jetë mes Pogradecit dhe Erzenit.
Poll