Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kategoria e Parë hap javën e fundit të fazës së parë, 10 ekipe zbresin në fushën e lojës

Shkruar nga NEWSPORT
Kategoria e Parë hap javën e fundit të fazës së

Kategoria e Parë do ngrejë sot siparin e javës së 11-të e të fundit të fazës së parë. Një fazë e parë që ka dhuruar plot emocione e surpriza.

Plot 10 ndeshje do të luhen ditën e sotme në orën 13:30, sfida të cilat rezervojnë emocionet e veçanta kun ë lojë do të jetë si pjesa e sipërme e tabelës, edhe ajo e poshtmja.

Apolonia – Vora mund të quhet ndeshja e ditës me fierakët që duan të fitojnë në shtëpi përballë një rivali direkt, ndërsa vorakët pavarësisht se nuk ‘bërtasin’ për objektivin titull, fusha ka treguar që mund të luftojnë edhe për më shumë se vendi i 3-të.

Tjetër ndeshje e fortë është ajo mes Flamurtarit dhe Tomorit, ku vlonjatët nuk janë formën që dëshironin, shumë larg kreut dhe 3 pikët janë më shumë se thjeshtë detyrim. Beratasit nga ana tjetër nuk janë ai ekipi i vjetshëm që ia bënte të vështirë çdo kundërshtari, por këtë sezon po hasin vështirësi teksa enden gjysmën e poshte të tabelës.

Sfida të tjera mjaft interesante janë ato mes Besës dhe Kastriotit, Lushnja – Korabi si dhe Burreli – Luzi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga