Sulmuesi Ernest Muçi nuk ka të ndalur në Turqi gjatë këtij sezoni me ekipin e Trabzonspor, duke marrë trajtën e protagonistit. Trajneri i skuadrës nga Trabzoni Fatih Tekke, është në dilem të madhe për ndeshjen e radhës me Eyupspor, Superliga tuke, ndërsa situata ka të bëjë edhe me Muçin.
Janë 4 lojtarë te Trabzonspor që rrezikojnë të mbeten jashtë derbit të madh kundër Galatsaray, nëse marrin karton të verdhë në sfidën e ditës së nesërme. Tre futbollistët e tjerë që rrezikojnë janë Oulai, Savic dhe Folcarelli.
Përsa i takon renditjes në elitën e futbollit turk, Trabzonspor mban vendin e 3-të në tabelë me 57-të pas 26 javësh, të njëjtën kuotë me Fenerbahcen e vendit të 2-të.
Kryesimin e mban Galatasaray me 64 pikë, ndërsa deri në fund të sezonit janë edhe 8 javë të tjera. Gjatë këtij edicioni, bomberi kuqezi Ernest Muçi, ka 13 gola dhe 8 asiste, Superliga dhe Kupa e Turqisë.
Trajneri i Shqipërisë Sylvinho, do e publikojë listën në datën 21 mars, ndërsa do zbulohet vendimi nëse Muçi do jetë pjesë e lojtarëve të grumbulluar për fazën “Play-Off” të Kupës së Botës.
View this post on Instagram
