
Kategoria e Dytë/ Grupi A: Java 7
Kategoria e Dytë do të hapë ditën e sotme javën e 7-të të kampionatit me Grupin A që zbret i pari në fushën e lojës. 10 ekipe do të përballen në 5 sfidat e orës 13:30, secila me objektiva të ndryshme.
Valbona kërko ntë vijojë ecurinë perfekte me 100% fitore teksa pret Sopotin në shtëpi, ndërsa Iliria – Gramshi mund të quhet ndeshja e ditës me dy ekipet që duelojnë ngushtë si në fushë, ashtu edhe në renditje.
Besëlidhja – Veleçiku është një ndeshje e cila gjithashtu ka shkëndija brenda me 2 ekipet që kërkojnë patjetër fitoren dhe asnjë rezultat tjetër. Sfidat e tjera janë Albanët – Shënkolli dhe Naftëtari – Adriatiku.
Rezultatet:
Valbona 2–1 Sopoti (Mashi 13', Kovaçi 20' / Rreshka 56') Albanët 0–1 Shënkolli (Lleshi 13') Iliria 2–0 Gramshi (Llanaj 31', Kallaku 38') Naftëtari 1–1 Adriatiku (Karakashi 17' / Lala 74') Besëlidhja 3–1 Veleçiku (Danaj 17', Marku 63', Musaraj 87' / Shekaj 50')
Poll