
Kategoria e Dytë do të zhvillojë ditën e sotme edhe ndeshjet e mbetura të javës së 20-të, teksa skuadrat e grupit B do të zbresin në fushën e blertë për të kërkuar edhe 3 pikët, teksa sfidat do të startojnë duke nisur që nga ora 15:00.
Elbasani pret Shkumbinit, ndërkohë që Pogradeci pret Labërinë. Pogradecit nuk i lejohet humbja ndaj Labërisë, duke qenë se një fitore e Elbasanit, e ngjit në të parën.
Ndërkohë, Devolli pret në shtëpi Butrintin, ndërkohë që Delvina do të presë Memaliajn. Skuadra e Maliqit luan në shtëpi përballë Albpetrolit, teksa Luftëtari do të presë skuadrën e Tepelenës.
Ndeshjet e grupit B:
Devolli – Butrinti
Delvina – Memaliaj
Maliqi – Albpetrol
AF Elbasani – Shkumbini
Pogradeci – Labëria
AF Luftëtari – Tepelena