Ditën e sotme janë zhvilluar gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë ku përballë janë vendosur Besëlidhja me Kamza Basket dhe Teuta me Tiranën. Të dyja ndeshjet janë zhvilluar në ambientet e Pallatit të Sportit “Dhimitraq Goga”.
Në orën 15:00 të parët në parket zbritën Besëlidhja me Kamzën në një ndeshje ku fituese doli Kamza Basket pas fitores spektakolare 105-106 ndërsa në orën 19:00 u përballën edhe gjysmëfinalistët e dytë Teuta – Tirana. Durrsakët fituan gjithashtu me rezultat të ngushtë 74-72 me një kosh të sekondës së fundit që janë kthyer në një mallkim për Tiranën këtë sezon.
Finalja e madhe mes Teutës dhe Kamza Basket do të zhvillohet nesër në orën 17:00.
Galeria fotografike (
1 / 2
)