Partizani humbi miqësoren e sotme përballë ekipit të Romës, ndeshje që u zhvilluar në “Air Albania”. Një ndeshje që sigurisht që u dominua nga italianët dhe u fitua nga këta të fundit me rezultatin e ngushtë 1-2.
Pas ndeshjes foli dhe trajneri i Partizanit, Zoran Zekiç.
“Ka qenë një ndeshje e mirë, por kemi dashur të aktivizojmë lojtarë me pak minuta në këmbë pasi s’ka shumë që jemi kthyer nga Letonia.
Shpresoj që të jemi gati për Valmieran pasi kemi luajtur vetëm ndeshjen e parë. Përsa i përket mentalitetit duhet që lojtarët ta kuptojnë që asnjë ndeshje nuk është e lehtë.
Kam marrë përgjigje pozitive nga Bilali dhe Keko. Kjo është një arritje e madhe për ta që të luajnë kundër Romës dhe Mourinhos”, është shprehur trajneri Zekiç.