
Humbja 3-0 përballë Egnatias në Rrogozhinë ka lënë një shije aspak të mirë në kampin shkodran. Pas fitores me Kukësin dhe Tiranën, humbja ndaj Egnatias ishte shokuese për shkodranët psi kërkonin të vazhdonin ecurinë pozitive. Trajneri Josa, mblodhi ekipin në një analizë të situatës dhe ka kërkuar “llogari” te lojtarët e tij.
Mungesa e përqëndrimit, neglizhenca në mbrojtje dhe rastet e pakta për shënim kanë qenë fokusi kryesorë i trajnerit. Pas analizës, Josa i kërkon ekipit të shohin përpara dhe dhe të reagojnë në ndeshjen e ardhshme përballë Kastriotit ditën e dielë në Loro Boriçi në orën 17:45.
Poll