
Nuk e meritonim, aspak jo. Një Shqipëri e madhe i dha fund ndjesisë që na ka shoqëruar ndër shekuj. Futbolli thonë është opium për popullin, ne sot u bëmë tapë me të. Një drogë efektin e së cilës për herë të parë po e ndjejmë më kënaqësi. Shqipëria provoi, luajti me fatin kundër dhe e kishte fatin pro në ndonjë moment, e në fund lotët na prekën të gjithëve pas minutave ankth, stres, vuajtje. Megjithatë ishte e bukur, ishte fantastike, ishte e gjitha e jona. Përtej të gjithave sot ishim ne, sot jetuam një ëndërr të cilën e kemi parë me sytë hapur ndër vite. Sot jetuam një mbrëmje që do ta kujtojmë gjatë. Të vegjël por më zemër të madhe, të vegjël por krenar, të vegjël por shqiptar. Kjo është ajo çfarë do ti tregojmë të gjithë botës kur të na pyesim se nga vijmë. Futbolli është drogë, ne e provuam për herë të parë efektin e bukur dhe tani duam të drogohemi sistematikisht. Në rrugë, sheshe, lokale, shtëpi, makinë, përpara kompjuterit, me një celular në dorë apo me gjithcka tjetër, ne sot shkruam një faqe të re në historinë e futbollit. Ëndrrën e realizuam, e jetuam dhe aq shumë sa e deshëm u bëmë tapë me të. Faleminderit!