
Tirana dhe Partizani kanë barazuar në derbin e dytë të këtij sezoni. Ndeshja e vlefshme për javën e 15-të të Superiores përfundoi me rezultatin 1-1.
Pas kësaj sfide, për mikrofonat e ‘OraNeës’ ka folur mbrojtësi i Tiranës, Albi Doka. Ky i fundit foli dhe rreth episodit të gjaknxehtësisë që pati me Arinaldo Rrapajn. “Të them të drejtën ishte një paraqitje pozitive, por nuk jemi të kënaqur me rezultatin. Sot ishte një ditë që duhet të fitoheshim. Barazimi mendoj se ishte rezultati i drejtë. Presioni është në derbi sepse ne duhet të fitojmë në radhë të parë për tifozët tanë, të cilët janë më të mrekullueshmit. Shpresoj derbin tjetër që ta fitojmë”, është shprehur Doka. -Jeni ekip me emra që kanë kualitet, si ka mundësi që ekipi nuk shkon në nivele të larta? “Nuk më takon mua ta them diçka të tillë, i takon trajnerit. Jemi të gjithë lojtarë Kombëtareje dhe me cilësi. Tirana është super ekip, por nuk e di çfarë mungon. Emrat janë, lojtarët janë, fanella është, tifozët i kemi. Mungojnë golat dhe kemi futur uji në mbrojtje. Por kampionati është i gjatë. Sot me çfarë pashë ne kishim grintë.” -Episodi me Rrapajn? “S’dua ta komentoj fare atë lloji ngjarje, pasi ishte ngjarje e shëmutar si lojtar profesionist që jam. Janë nerva loje, momente, por nuk është gjest për t’u komentuar.”Poll