Erzeni dhe Kastrioti ndajnë nga 1 pikë me ndeshjen që u mbyll në barazim pa gola. Një ndeshje e vakët me jo shumë raste. Shijakasit shkojnë në kuotën e 38 pikëve në vendin e 5-të ndërsa krutanët mbeten të fundit me 28 pikë. Pas ndeshjes trajneri i Kastriotit, Çela foli për Oversport.
Nuk ka arsye pse të na mungojë dëshira, ne jemi profesionistë, stërvitemi. Çunat janë të mirë, kemi cilësi më të mirë se gjysma e Superiores. Sot dominuam por patëm disa probleme dhe gabime. Nuk jam i kënaqur nga stoli. Nuk më rezulton efektiv. Që kur jam te Kastrioti nuk ka goditur asnjëherë me zëvëndësime. Atë që punuam e bëmë. Për sa i përket jashtë futbollit jam shumë i mërzitur, fytyra jonë po shihet si delja e zezë.
Thanë që Erzeni duhet të fitonte këtë ndeshje. S’ka shanse të fitojnë me ne. Jemi shumë më të mirë. Këta djem janë heronj, ta përgatisja ekipin për këtë ndeshje ishte shumë e vështirë, marrim trauma pas çdo ndeshjeje. Jam i kënaqur nga ekipi, nuk doja të luaja gjithcka për gjithcka pasi është e rrezikshme por sot meritonim më shumë.
Kam ndërruar 3 herë modulin e lojës. Në disa zona të fushës kishim superioritet. Fitorja nuk u realizuara por ne e tentuam. Shkuam te zona kundërshtare por morrëm shumë faulla, arbitri jepte faulla në sulm e në mbrojtje ndërsa neve s’na jepnin asgjë. Na u anullua një gol, për mua ishte i padrejtë.
Ne do të bëjmë maksimumin tonë, punojmë përditë, e kemi pasion këtë punë. Lojtarët përgjigjen në mënyrë perfekte përpos problemeve.