Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Jazxhi mban pezull Diego Longon, Bejzade ka gati "kurthin" anti-Teuta

Shkruar nga NEWSPORT
Jazxhi mban pezull Diego Longon, Bejzade ka gati "kurthin" anti-Teuta

Laçi pret Teutën për të zhvilluar mes tyre sfidën e javës së 3-të të Abissnet Superiore. Një duel që pritet të jetë i luftuar mes dy ekipeve që do të kërkojnë edhe fitoren e parë për këtë sezon.

Formacionin e Diego Longos e mban pezull Artan Jazxhi. Mbrojtësi ka pësuar një dëmtim dhe nuk didhet nëse do t’ia dalë të jetë në fushë ndaj kurbinasve. Ndërkohë në sulm ka një balotazh mes Dacit dhe Gjumsit për një fanelë titullari.

Nga ana tjetër Skerdi Bejzade ka gati kurthi anti-Teuta. Timonieri i bardhezinjve ka vetëm një dilemë për titullarët që do të hedhë në fushën e lojës. Bajramaj dhe Melo janë në “garë” mes tyre për një fanelë titullari dhe Bejzade do të vendosë para sfidës se cili prej tyre do të zbresë në fushë nga minuta e parë.

Formacionet e mundshme:

Laçi: Dajsinani, Kurti, Dajko, Paulo Junior, Qato, Manellari, Kryeziu, Ujka, Tresa, bajramaj (Melo), Soboëale. Trajner: Skerdi Bejzade.

Teuta: Dema, Kruja, Iljazi, Jazxhi (Qaqi), Kotobelli, Beqja, Arifi, Peposhi, Fili, Gjinollari. Daci (Gjumsi). Trajner: Diego Longo.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga