Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Java e 11-të “thërret” në aksion Superioren, skuadrat në mesjavë zbresin në fushë (AXHENDA)

Shkruar nga NEWSPORT

Për ekipet e Superiores nuk ka mjaftueshëm pushim, teksa menjëherë do të duhet të zbresin në fushën e lojës. Java e 11-të do të luhet në dy ditë, teksa është programuar për të martën dhe të mërkurë.

Gjithçka do të nisë ditën e nesërme me duelin mes Egnatias dhe Kukësit, sfidë që do të luhet në “Demrozi Stadium” duke nisur që nga ora 14:00. Rrogozhinasit vijnë në këtë përballje pas barazimit me Skënderbeun dhe ndaj verilindorëve synojnë fitoren në shtëpi. Ndërkohë nga krahu tjetër Stavri Nica ka rilindur ekipin e Kukësit dhe udhëtojnë në këtë transfetë për një tjetër 3 pikësh.

Një tjetër duel do të jetë mes Dinamos dhe Skënderbeut. Të dyja ekipet nuk po kalojnë një moment të mirë në kampionat, teksa prej disa javësh nuk e njohin shijen e fitores. Në “Elbasan Arena” do të vihen përballë njëra-tjetrën në orën 17:00 për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 11-të.

Ndërkohë ditën e mërkurë do të luhen 3 takime. Në orën 14:00 do të jetë radha e Tiranës dhe Teutës për të përplasur mes tyre “brirët” për 3 pikët e javës së 11-të. Kjo përballje do të luhert në “Selman Stërmasi”.

Paralelisht do të luhet edhe sfida mes Laçit dhe Partizanit në Kurbin. Demat janë skuadra e momentit në Superiore dhe udhëton në Laç për të sfiduar kurbinasit. Skuadra e Mirel Josës ka detyrim triumfin në shtëpi për të mos rrezikuar daljen nga zona e “Play-Off”.

Takimi i fundit i kësaj jave do të jetë përballja mes Vllaznia –Erzeni që do të luhet në “Loro Boriçi’ në orën 17:00. Te shkodranët do të do të debutojë në stol Qatip Osmani, i cili vetëm ditën e sotme është prezantuar te kuqeblutë dhe ka zhvilluar stërvitjen e parë me lojtarët.

[caption id="attachment_710919" align="alignnone" width="614"]Java e 11-te e Superiores Java e 11-te e Superiores[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga