Për ekipet e Superiores nuk ka mjaftueshëm pushim, teksa menjëherë do të duhet të zbresin në fushën e lojës. Luhet në aksin Rrogozhinë – Elbasan.
Gjithçka do të nisë me duelin mes Egnatias dhe Kukësit, sfidë që do të luhet në “Demrozi Stadium” duke nisur që nga ora 14:00. Rrogozhinasit vijnë në këtë përballje pas barazimit me Skënderbeun dhe ndaj verilindorëve synojnë fitoren në shtëpi. Ndërkohë nga krahu tjetër Stavri Nica ka rilindur ekipin e Kukësit dhe udhëtojnë në këtë transfetë për një tjetër 3 pikësh.
Një tjetër duel do të jetë mes Dinamos dhe Skënderbeut. Të dyja ekipet nuk po kalojnë një moment të mirë në kampionat, teksa prej disa javësh nuk e njohin shijen e fitores. Në “Elbasan Arena” do të vihen përballë njëra-tjetrën në orën 17:00 për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 11-të.