
Nuk mund të themi se ataku në zemër është i pashmangshëm, pasi ne kemi në dorë disa zgjidhje për të evituar mundësinë e diçkaje të tillë. Shumë studime ndërkombëtare thonë, se një orë ushtrime në ditë, mundësisht vrap, mund të ju mbrojë nga ataku në zemër, kështu ka rezultuar studimi më i fundit i kryer mbi dëmtimet e zemrës.
[gallery columns="2" size="full" ids="67405"]
Sipas studiuesve kjo metodë ju mbron gati 46 për qind pasi shfrytëzimi i shkallëve në vend të ashensorit, ecja dhe çiklizmi janë hapa të thjeshtë të zvogëlimit të rrezikut nga sëmundja.
Ecja ju ndihmon për të pasur dhe një trup të bukur pas shkuar në palestër apo pa blerë mjete të tjera të cilat do të dëmtonin ekonominë tuaj. Një orë vrap në ditë do të ishte ideal për të rregulluar imunitetin e trupit tuaj.
Çiklizmi gjithashtu ju ndihmon për të ulur rrezikun e sulmeve në zemër. 70 minuta çiklizëm në ditë do të ishin ideale për ju.
[gallery columns="2" size="full" ids="67404"]
Dështimi i zemrës e pengon pompimin e gjakut të mjaftueshëm në trup dhe zakonisht shfaqet për shkak të dobësimit të muskulit të zemrës.
Rreziku i vdekjes brenda pesë vjetëve të diagnostikimit është midis 30 dhe 50 për qind, thonë studimet e fundit.
[gallery columns="2" size="full" ids="67406"]