Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Islanda e djallos në fund, i fal golin e barazimit Hungarisë

Shkruar nga NEWSPORT

Formacionet607129147_JK_9153_62230A8CDF8890C2FF04C4271B8A2121_3426

Islandë-Hungari 1-1

Islanda: Halldórsson, B. Sævarsson, R. Sigurdsson, Gudmundsson, B. Bjarnason, Sigthórsson, Sigurdsson, Árnason, Bödvarsson, A. Gunnarsson, A. Skúlason  Trajner: Lars Lagerbäck

Skema: 4-4-2

Hungaria: Kiraly, Lang, Kádár, Dzsudzsák, A. Nagy, Gera, Kleinheisler, Stieber, Priskin, Guzmics, Juhász  Trajner: Bernd Storck

Skema: 4-3-3

Gjyqtarë: Sergei Karasev, Nikolai Golubev, Tikhon Kalugin

Stadiumi: Stade Velodrome

Pjesa e parë: Një pjesë e parë e luftuar nga të dyja skuadrat, të cilat mundohen të ruajnë portat respektive. Islanda duket më kërkuese, por nuk arrin dot të konkret607129147_AL_2802_3E2051440E343929CBC1FE8F4448D478_3426izojë. Hungarezët mundohen të kundërpërgjigjen duke u munduar të depërtojnë në zonën e Islandezëve, po pa rezultat. Pjesa e parë duket që po shkon drejt barazimit por duhet të vinte minuta e 38' që arbitri të akordonte një 11-metërsh për islandezët, duke pasur shumë polemika. Pretendohet për një faull ndaj portierit të hungarisë, por gjyqtari nuk është i këtij mendimi. Dy minuta më vonë është Sigurdson që nuk gabon nga pika e penalltisë duke e dërguar sferën aty ku portieri Kiraly, nuk mund të bënte asgjë. Një 11-metërsh i rëndësishëm për skuadrën e Islandës duke parë takimin, me skuadrat që nuk mundin të depërtojnë në zonat e njëra-tjetrës. Pjesa e mbetur nuk ka asgjë për të shënuar.

Pjesa e dytë: Pjesa e dytë nis pas asnjë zëvendësim nga kampet respektive. Ashtu si pjesën e parë loja ka një ritëm të ulët. Sicc duket temperaturat e larta e bëjnë të pamundur zhvillimin e një ndeshje të luftuar. Hungarezët mundohen të reagojnë, duke patur një qarkullim më të madh topi. Loja zhvillohet në gjysmë607129147_LB_5707_4F9FD5740104B9062BA2928565CE6314_3426fushën e Islandës, që duken të tërhequr për të mbrojtur rezultatin. Shtiber pretendon për një faull, por më shumë duket që ka humbur kontrollin lojtari i Hungarisë. Në minutën e 56' Hungarezët janë pranë golit, por mbrojtja islandeze duket shumë solide duke e devijuar sferën në këndore. Në minutën e 64' Hungaria është pranë golit të barazimit. Por pas rrëmujës në zonë, topi largohet nga mbrojtja e Islandës. Xhuxhak provon me një godtije të lirë nga distanca, por gjuajtja është qëndrore duke u ndalur në duart e portierit. Lojtarët duken të lodhur, dhe kalimi i minutave është në favor të Islandezëve. Minuta e 87' dhe hungarezët barazojnë rezultatin duke siguruar kualifikimin me anë të një autogoli nga ana e Saevarsson. Pjesa tjetër e ndeshjes nuk ka asgjë për të shënuar.

 

Tags:

EURO 2016

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga