Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Senegal dhe Marok shkojnë në "gjyq", fituesi i Kupës do të përcaktohet nga Gjykata e Arbitrazhit

Shkruar nga NEWSPORT
Senegal dhe Marok shkojnë në "gjyq", fituesi i Kupës do
Senegal-Marok, çaste nga përplasja në fushë

Kombëtaret e Senegalit dhe Marokut do të përballen me njëra-tjetrën në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, për të mësuar se ku do të anojë përfundimisht Kupa e Kombeve të Afrikës.

Lajmi e ka bërë të ditur vetë Gjykata që ka pranuar apelimin e federatës senegaleze, e cila beson se i është bërë padrejtësi me vendimin për t'a lënë fitoren në tavolinë marokenëve me rezultatin 3-0.

Çështja është regjistruar në dosje dhe pritet vetëm verdikti final për të kuptuar se kush do të ketë të drejtën të gëzojë trofeun më të rëndësishëm në Afrikë.

Kujtojmë se finalja mes Senegalit dhe Marokut u ndërpre në minutat e fundit të ndeshjes, për shkak të një penalltie në favor të miqve. Ky vendim i arbirtrit solli pakënaqësi në radhët e senegalezëve që u tërhoqën nga fusha në shenjë proteste. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom)

Poll

Lexo gjithashtu