Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Trajneri i Islandës premton mrekullinë

Shkruar nga NEWSPORT

Surpriza e këtij Europiani, kombëtarja e Islandës, është gati të dhurojë sot një tjetër mrekulli edhe pse ishullorët janë të vetëdijshëm se përballë tyre do të jetë Franca, e zonja e shtëpisë dhe favorite për titull. Por trajneri Lars Lagerback karikon të tijtë duke shpresuar te fitorja. “Franca është favorite, por ata nuk janë përbindsha. E rëndësishme është të zbresim në fushë të vetëdijshëm se mund t’i mposhtim. Nëse luajmë mirë, mund t’u shkaktojmë shumë probleme”, shprehet trajneri i kombëtares islandeze.islanda1

Laberback është i vetëdijshëm për forcën e lojtarëve të tij, për më tepër që deri tani Islanda ka bërë mrekullinë, duke eliminuar edhe ekipe më të forta. “Pengesat që kemi kaluar janë të vështira, por do të provojmë të kalojmë edhe këtë. Ju ende nuk keni parë më të mirën e Islandës në këtë Europian, ndaj unë besoj se mund të bëjmë mrekullinë. Çdo ndeshje që zhvillojmë është më e rëndësishmja për ne, për historinë tonë, ndaj luajmë pa presion dhe duam t’u dhurojmë tifozëve tanë një tjetër surprizë”, u shpreh trajner Lars Lagerback.

Tags:

EURO 2016

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga