
Sodiq Atanda ishte një nga lojtarët e larguar nga Egnatia në fund të sezonit. Mbrojtësi gjithësesi para startit të kampionatit u përfol sërish për një rikthim në Rrogozhinë.
Kjo gjë nuk ka ndodhur dhe tashmë nigeriani është transferuar te një tjetër skuadër e Superiores. Ish-i i Partizanit do të vazhdojë karrierën në Superiore dhe do të synojë të jetë protagonist me Erzenin.
Atanta do të jetë një aletërnativë më shumë për Alfed Deliallisin për formacioni, teksa eksperienca e mbrojtësit do të ndihmojë shijakasit në repartin e prapavijës. Kujtojmë se Atanda ka fituar titullin kampion me Partizanin, teksa me Egnatian fioi Kupën e Shqipërisë.
Poll