Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ish-trajneri i Partizanit "i shkel syrin" Maguette, "Demat" në pritje të ofertës

Shkruar nga NEWSPORT
Ish-trajneri i Partizanit "i shkel syrin" Maguette, "Demat"

Maguette Gueye është padyshim një nga mesfushorët më cilësorë të Partizanit, por edhe të kampionatit shqiptar. 21-vjeçari shihet si i “çmuar” për Partizanin, me këta të fundit që presin të përfitojnë shuma të majme nga shitja e tij në një të ardhme që mesa duket është e afërt.

Ofertat për Maguette nuk munguan as në merkaton e janarit, ku ekipe të ndryshme nga Turqia, por edhe Rumania kishin interes për shërbimet e tij. Por negociatat për shitjen e mesfushorit u lanë për një moment të dytë për shkak se në drejtim të klubit të kuq nuk kishte mbërritur asnjë ofertë zyrtare.

Së fundmi bëhet me dije se një tjetër ekip është futur seriozisht për të siguruar shërbimet e senegalezit. Skuadra kroate e Osijek do të përpiqet që të transferojë Maguette në merkaton e ardhshme verore. Një rol kyç në këtë ‘operacion’ pritet të luajë edhe trajneri, Zoran Zekiç.

Ish-tekniku i Partizanit që tashmë drejton Osijek, e njeh shumë mirë mesfushorin dhe ç’është kryesorja është një ‘tifoz’ shumë i madh i tij. Partizani në krahun tjetër, pret një ofertë zyrtare dhe kjo e fundit të jetë tepër e lartë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga