Ish-drejtori i Tiranës, Arbi Laçi i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin "Pressing" foli për merkaton e bardhebluve, trajnerin Egbo si dhe akordin me trajneri Ilir Daja në sezonin e kaluar. Laçi zbuloi se kishte arritur akordin verbal me trajnerin aktual të Partizanit, por në fund Daja refuzoi për të qendruar te Skënderbeu deri në fund të sezonit.
"Kisha arritur akordin verbal me trajnerin Ilir Daja në fund të fazës së parë. Këmbëngula që Egbo të ishte trajner i përkohëshëm te Tirana duke qenë se e njeh mjaft mirë ambientin. Daja refuzoi të vinte dhe Egbo fitoi derbin me Partizanin e disa ndeshje të tjera e më pas këmbëngula që ai të ishte trajner deri në fund të sezonit e më pas të vendosej përfundimisht trajner i Tiranës, por tani e shikoj pak në vështirësi".
Merkato e Tiranës? "Najdovskin dhe Toshevskin i kam ndjekur vjet në Turqi, i kam parë atje dhe i kam referuar, nuk jam marrë me detaje të tjera.
Bekaj është një dëshirë e madhe e presidentit. E kam takuar vjet në Kosovë, u realizua, edhe falë insistimit të presidentit, që bëri një sforco ekonomike, pasi ka paguar për kartonin e Bekajt, i cili është një portier i ri dhe i kombëtares së Kosovës.
Tregu në Shqipëri, është i pakët, pasi lojtarët e mirë kanë tendencën të ikin jashtë. Ata që janë lojtarë kampionati, ti je kampion dhe ke buxhet të mirë, duhet që përveç 11-shes, që nuk i heq asnjë presje, do doja Obanor, i cili ishte ndër më të mirët në sezonin që u mbyll. Edhe dy-tre emra të tjerë duheshin, për të rritur konkurrencën dhe duke mos lënë kundërshtarët të forcohen.
Për mua, Gentian Muça duhet të qëndronte te Tirana. Kapiteni i skuadrës që del kampion, në mënyrë të padiskutueshme nuk duhet të largohet. Edhe në rastin e Gentit,", u shpreh Laçi.
