Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Ernest Muçi “asfikson” rivalët me tek lëvizje, klasi i shqiptarit “pushton” Turqinë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ernest Muçi “asfikson” rivalët me tek
Ernest Muçi

Skuadra e Trabzonspor mori fitore bindëse 3 – 1 kundrejt Karagumruk, ndërsa sulmuesi i Shqipërisë ishte ndër më të mirët në fushë, e përkthyer me notën 7.6.

Edhe pse 24-vjeçari nuk e gjeti rrugën e rrjetës në këtë ndeshje, sërish la “gjurmë” me fantazinë e tij në fazën ofensive. Në një video të radhës në rrjetin social “Instagram”, klubi i Trabzonspor ka shpërndarë momentin kur Ernest Muçi hyri në kontakt me topin, pasi vrapoi disa metra, me tek lëvizje la të shtangur rivalët dhe krijoi hapësira për shokun e skuadrës.

Deri tani, kjo video ka gjenuar mijëra pëlqime dhe klikime, ndërsa elozhet e tifozëve të Trabzospor për ish-sulmuesin e Tiranës nuk kanë munguar. Gjatë këtij sezoni, Ernest Muçi është lojtari më në formë i Shqipërisë, e përkthyer me gola, asiste dhe rendimenti i jashtëzakonshëm.        

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Trabzonspor (@trabzonspor)

     

Poll

Lexo gjithashtu