Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ironi e fatit, Skerdi Bejzade zëvendësohet nga i njëjti trajner

Shkruar nga NEWSPORT
Ironi e fatit, Skerdi Bejzade zëvendësohet nga i njëjti trajner

I papritur ishte largimi i Skerdi Bejzades nga skuadra e Erzenit. Për shkak të rezultateve negative shijkasit kanë larguar trajnerin, pasi ndodhen në vendin e 9-të me 26 pikë dhe rrezikojnë mbijetesën në Superiore.

Vetëm pak ditë më parë nga skuadra e Laçi u largua Mirel Josa. Pikërisht ky i fundit nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur skuadrën e re. Sipas “Supersport” bëhet me dije se Josa do të drejtojë Erzenin, me palët që kanë arritur marëveshjen mes tyre.

Në këtë mënyrë ish-timonieri i kurbinasve do të zëvendësojë kështu Bejzaden te klubi shijakas. Ironia e fatit, pasi vlen të theksohet se Mirel Josa zëvendësoi Bejzaden edhe te skuadra e Laçit, teksa tashmë do e zëvendësojë edhe te Erzeni.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga