Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Investoi për 10 vite dhe nuk fitoi asnjë titull, ish-presidenti i Partizanit: Çohuni shqiptarë të rrëzojmë këtë qeverisje

Shkruar nga NEWSPORT

Albert Xhani ka bërë një postim në rrjetet sociale ku i bën thirrje shqiptarëve të ngrihen kundër qeverisjes aktuale. Ish-presidenti i klubit të Partizanit duket i indinjuar me mënyrën se si po qeveriset Shqipëria në këtë krizë të madhe globale. Në facebook-un e vet, fton të gjithë shqiptarët të ngrihen për të drejtat e tyre.

“Regjimi duhet të përmbyset. Me revolta mbarëpopullore, në çdo kënd të Shqipërisë. Shqipëria e shqiptarisë, jo e hajnisë dhe hajneshave. Regjimi i hajnisë nuk mundet të organizojë zgjedhje të lira demokratike. Ngrihu shqiptarë i yni vatani. Rroftë shqiptaria!”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Albert Xhani ka qenë një nga presidentët më jetëgjatë në krye të klubit të Partizanit. Pavarësisht investimit të jashtëzakonshëm për 10-vite te kryeqytetasit, ai nuk arriti të fitonte asnjë titull kampion me të kuqtë.

Postimi i Albert Xhanit
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga