Tashmë ka plasur keq në Itali, pas zhvillimeve që kanë “kapluar” kampionatin me skandalet për trukime ndeshjesh dhe favorizim të skuadrave, ku më konkretisht u përfol për Interin si klubi që ka përfituar më shumë nga kjo skemë e paligjshme.
Për këto arsye, një avokat i njohur italian, i quajtur Angelo Pisani është duke përgatitur një kërkesë zyrtare që do të shkaktonte një “furtunë” të vërtetë, e cila konstaton me vendime të forta dhe masa drastike që do sillnin një “lumë” reagimesh nëse do të merrnin dhe zbatimin e menjëhershëm.
Kështu, Interi shihet si skuadra më e “prekur” nga e gjithë kjo histori dhe në rast se akuzat faktohen, ëndrra për “titull” do të merrte fund, edhe pse zikaltërit janë shumë pranë këtij trofeu pasi distanca me ndjekësit më të afërt, Napolin është plot 10 pikë dhe vështirë e rikuperueshme në javët e fundit.
Po ashtu, edhe kampionati e rrezikon vazhdimësinë nëse drejtësia thotë “fjalën” e saj çfarë do të shkaktonte pezullim dhe “ngrirje” të përkohshme të aktivitetit sportiv në vend.
