Milan dhe Juventus do të përballen sonte në kuadër të javës së 34-t të Serie A italiane. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “San Siro”, do të nisë në orën 20:45. Në prag të këtij dueli ka folur edhe trajneri i kuqezinjve, Massimiliano Allegri, duke analizuar formën e “djemve” të tij.
"Nuk jemi shuar, por është normale që nëse humb katër nga 14 ndeshje, duhet të mendosh dhe analizosh. Luajtëm 24 ndeshje pa humbur, pastaj në gjysmën e dytë të sezonit humbëm katër, gjë që të bën t’i shohësh gjërat ndryshe. Por rezultati përcaktohet nga shuma e pikëve, pastaj nëse i fiton herët a vonë, ndryshon pak mënyrën se si i sheh gjërat. Pikët e Milanit janë 66.
Por është normale që nëse humb katër nga 14 ndeshje, duhet të mendosh për këtë. Në futboll ka raste kur ndoshta në ndeshjen e parë nga ato katër ndeshje barazove dy, tani humb katër. Pastaj, nëse shikon renditjen, jemi tre pikë përpara Juventusit, por nuk e di çfarë do të ndodhë nesër (sot) në mbrëmje dhe tre pikë pas Napolit”, tha Allegri.
