Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Cagliari i bën “gjëmën” Atalantës së Gjimshitit! Spektakli i 5 golave largon kuqeblutë nga zona e rënies, bergamaskët “lajnë duart” me Evropën

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Cagliari i bën “gjëmën” Atalantës së
Cagliari - Atalanta

Cagliari ka triumfuar në shtëpi përballë Atalantës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-t të Serie A. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Unipol Domus”, përfundoi me shifrat 3-2.

Vendasit kaluan në avantazh që në 8 minutat e parë, falë dygolëshit të Mendyt. Në të njëjtën monedhë iu përgjigj Atalanta me anë të Scamacca, me sulmuesin italian që gjithashtu shënoi dopietë.

Mirëpo, në minutën e 47-të, sapo nisi pjesa e dytë, Cagliari i dha “goditjen” Atalantës, e cila do të rezultonte përfundimtare. Goli i Borrellit vulosi sfidën, duke i dhënë triumfin vendasve.

Kështu, Cagliari shkon në kuotën e 36 pikëve, në vendin e 16-të, duke u larguar nga zona e ftohtë. Në krahun tjetër me 54 pikë, duket se Atalanta e Gjmshitit ka “larë duart” me zonën evropiane, pasi tanimë ndodhet 7 pikë larg.

GOLAT:

Goli i Scamacca (Cagliari 2-1 Atalanta)

Goli i Scamacca (Cagliari 2-2 Atalanta)

Goli i Borrelli (Cagliari 3-2 Atalanta)

Poll

Lexo gjithashtu