Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Gasperini “e hoqi” nga Roma? Claudio Ranierit s’i del e keqja me vendimin e pronarëve: Ja si qëndron e vërteta e largimit tim

Shkruar nga NEWSPORT
Gasperini “e hoqi” nga Roma? Claudio Ranierit s’i del e keqja
Claudio Ranieri

Claudio Ranieri ka mbetur sërish “i papunë” pasi i dha fund bashkëpunimit të tij me Romën si këshilltar i klubit.

Përplasjet mes tij dhe trajnerit Gian Piero Gasperinit ishin të dukshme dhe drejtuesit duhet të merrnin një vendim drastik për të mos lejuar vazhdimësinë e këtij tensioni e në këtë mënyrë, Ranieri u bë “kokë turku” duke u larguar me pengje nga kjo aventurë.

Një deklaratë e këtij të fundit ka “lëkundur” jo pak romakët, të cilët shkruan në komunikatën zyrtare për të shpjeguar formën e ndjekur që çoi drejt “kapitullimi” të marrëveshjes mes tyre.

Trajneri ka “korrigjuar” në një deklaratë për ANSA se kjo ishte një zgjedhje e njëanshme dhe se vullneti i tij nuk është marrë parasysh, pavarësisht vlerësimeve që ai ka marrë nga vetë klubi në komunikatën zyrtare.

Tashmë Ranieri do të marrë kohën e tij për të vlerësuar të tjera oferta që mund të vlejnë për t’i marrë parasysh, mes tyre dhe Kombëtarja e Italisë e cila ka ende “bosh” vendin vakant në stol pas dorëheqjes së Gennaro Gattusos.

Poll

Lexo gjithashtu