Verona dhe Leçe kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-t të Serie A italiane. Sfida e zhvilluar në “Stadio Marc'Antonio Bentegodi”, përfundoi me shifrat 0-0.
Leçe ishte skuadra që krijoi më shumë, me 12 raste për gol. Megjithatë, asnjë prej ekipeve nuk e gjeti rrugën e rrjetës, duke e mbyllur “thatë” këtë ndeshje mjaft të luftuar.
Në minutën e 94-të, ekipi i Veronës gjeti rrugën e rrjetës me anë të Edmundsson. Megjithatë, ky gol u anulua nga sistemi VAR, për shkak të një faulle ndaj portierit të Leçes.
Titullar në këtë sfidë për miqtë ishte edhe Ylber Ramadani. Mesfushori i Kombëtares shqiptare qëndroi në fushë gjatë gjithë lojës.
Kështu, ekipi i Leçes ngjitet në vendin e 17-të me 29 pikë, duke dalë nga zona e ftohtë. Në krahun tejtër me 19 pikë, duket se Verona ka “larë duart” me elitën e futbollit italian.
