Ardon Jashari u transferua gjatë verës së kaluar te Milan nga Club Brugge për shumën e 40 milionë eurove, duke u kthyer në një investim të rëndësishëm për kuqezinjtë.
Megjithatë, ecuria për mesfushorin me origjinë shqiptare nuk ka qenë ajo çfarë pritej, pasi në shumicën e kohës lojtari ka qëndruar jashtë fushave për shkak të dëmtimeve.
Së fundmi, u përfol për një interesim të Juventusit, skuadër me të cilën Milani do të luajë të dielën për ndeshjen e vlefshme të javës së 34-të të Serie A, mirëpo drejtuesit kanë mbyllur çdo pistë të mundshme dhe kjo falë deklaratave të trajnerit Max Allegri, i cii foli para mediave prag ndeshjes së rëndësishme në kampionat.
"Klubi ka bërë një investim të madh tek një lojtar që ka cilësi të shkëlqyera. Pësoi një dëmtim, u kthye dhe më pas pati më pak minuta në këmbë. Kjo nuk do të thotë se ai papritmas është bërë një lojtar i dobët. Vërtetë, është përballur me vështirësi, por ka potencial shumë të madh. Do të jetë një lojtar i rëndësishëm për të ardhmen", është shprehur tekniku livornez për shqiptarin.
