Bologna - Roma
Roma ka triumfuar në transfertë përballë Bolognas, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Stadio Renato Dall'Ara”, përfundoi me shifrat 0-2.
Golin e parë për kryeqytetasit e shënoi Donyell Malen, me sulmuesin holandez që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 7-të. Ndërkohë që në minutën e 46-të të pjesës së parë, El Aynaoui vulosi rezultatin përfundimtar.
Kështu, Roma ngjitet në vendin e 5-të me 61 pikë, 2 më pak se Juventus i vendit të katërt, por këta të fundit do të përballen nesër me Milanin. Në krahun tjetër me 48 pikë, Bologna mbetet e 8-ta.
GOLAT:
Goli i Malen (Bologna 0-1 Roma)
Goli i El Aynaoui (Bologna 0-2 Roma)
Poll
