Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Përballja direkte për zonën Champions, Allegri dhe Spalleti me "artilerinë" e rëndë në fushë! Publikohen FORMACIONET ZYRTARE të Milan-Juventus

Shkruar nga NEWSPORT
Përballja direkte për zonën Champions, Allegri dhe Spalleti me
Milan-Juventus

Milan dhe Juventus do të masin forcat për superduelin e javës së 34-të në Serie A. Në stadiumin "San Siro", dy skuadrat do të luajnë shanset jetike për zonën Champions, duke ndezur akoma dhe më shumë emocionet e kësaj sfide që do të startojë në orën 20:45.

Duke marrë në konsideratë rëndësinë e një ndeshje të tillë, dy trajnerët Max Allegri dhe Luciano Spalleti kanë thënë dhe fjalën e tyre të fundit sa i takon titullarëve që do ta nisin takimin që prej minutës së parë.

Tri pikët janë i vetmi opsion, si për "Djallin" ashtu dhe për "Zonjën e Vjetër", për ambiciet që kanë për rikthimin në kompeticionin më elitar të Europës sezonin e ardhshëm, ndaj dhe hapat fals do të ndërlikonin seriozisht objektivat e tyre. 

Përballja direkte për zonën Champions, Allegri dhe Spalleti me
Formacionet zyrtare: Milan - Juventus

 

Poll

Lexo gjithashtu