Golat e tij i dhuruan fitoren Flamurtarin në sfidën e sotme përballë Dinamos, duel i përfunduar me rezultatin 3-1 në favor të vlonjatëve.
Pas duelit, ka folur dhe lojtari i ndeshjes, sulmuesi Erald Maksutit.
"Sa besim keni te mbijetesa? Jemi zgjuar vonë dhe kemi akoma shpresë dhe besojmnë te cilësitë tona. Ndeshjet janë të ngjeshura si dhe pikët dhe do marrim maksumimin në çdo ndeshje.
Të them të drejtën mendoja që do të shënoja kaq shumë pasi konkurroj me një shkodran si Bekim Balaj që është një legjendë e futboillit shqiptar. Duke parë që jemi aty aty me Balajn do të jetë garë e fortë.
Autografet te topi? A ka domethënie? Ndodhi shumë shpejt me thënë të drejtën. Disa po bënin dush dhe të tjerët stërvitje. Nesër do e plotësojnë me autografe.
Atmosfera? Beson se mund t’ia dilni? Shpresa vdes e fundit në kampin tonë, atmosfera është pozitve. Çunat besojnë se e rikthejnë në favorin tonë, Do bëjmë maksimumin dhe besoj do ia dalim", tha Maksuti.
