Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

INTERVISTA/ SHAMETI "skanon" Kukësin, zbulon planet e Champions Leagues, marrëdhënien me trajnerin dhe merkaton: Të gjithë bashkë për të shkruar historinë

Shkruar nga NEWSPORT
INTERVISTA/ SHAMETI "skanon" Kukësin, zbulon planet e Champions

Kukësi do përballet në datën 11 korrik me skuadrën e FC Valleta-s, ndeshje e vlefshmer për turin e parë eleminatore të Champions Leagues. Edhe pse nënkampionët kanë bërë një merkato të mirë, ndërkohë që po zhvillojnë dhe fazën përgatitore, sërish ekziston frika, çka çon në vlerësimin e kundërshtarit.

Lidhur me të rejat e fundit në kampin verilindor,  merkaton, marrëdhëniet me trajnerin Peter Pacult, në një intervistë ekskluzive për Newsport.al ka folur lojtari i Kukësit, Ylli Shameti.

34-vjeçari ka zbuluar detaje interesante nga përgatitjet që ekipi po zhvillon dhe shpreson në kalimin në fazën tjetër të Champions Leagues edhe pse pranon se përballë do të kenë një kundështar të vështirë.

- Champions League është afër, sa i përgatitur është Kukësi për këtë ndeshje?

Besoj se kemi bërë një fazë të mirë përgatitore. Kemi patur shumë prurje të reja. Shpresoj të integrohen sa më shpejt në ekip. Do t'i shfrytëzojme edhe këto 10 ditë për tu kolauduar.

- Sa i rrezikshëm iu duket kundërshtari juaj?

Ne duhet të përgatitemi pasi kemi një kundërshtar të vëshitirë përballë. Ta vlerësojmë në maksimum. Vetëm në këtë mënyrë mund të marrim atë çka duam në fund të dy ndeshjeve.

- Si është gjendja fizike e skuadrës, pasi në këto ndeshje me eleminim është shumë e rëndësishme që të kesh një fizik të mirë. Mendosi që Kukësi është në nivelin e duhur?

E thashë edhe me lart që, mendoj se kemi bërë një fazë të mirë për gjendjen fizike. Pastaj loja sjell shumë momente, ku mbi të gjitha duhet edhe fati.

-Si i keni patur marrëdhëniet me trajneri Pacult këtë fazë përgatitore?

Gjithmonë kanë qenë marrëdhenie korrekte dhe profesionale sepse vetëm kështu mendoj se mund të ecim përpara më larg

- Keni ndonjë mesazh për tifozët, aq më shumë që ndeshjen e parë nuk e luani në stadiumin tuaj por në Shkodër?

Patjetër që janë oksigjeni për ne dhe uroj që të jenë sa më të shumtë atë ditë. Të gjithë bashkë me të gjitha bateritë për të arritur historinë. /Nazif ZYLALI/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga