Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FITNESS

Intervista/ Nga obez në bodybuilder, zbuloni sekretet dhe dëshirat e kampionit të Shqipërisë në këtë sport

Shkruar nga NEWSPORT

12235036_1412801418768314_2918011417551559843_nEndri Pandazi, sportisti që merret me bodybuilding, ku ka fituar disa tituj radhazi në kampionatin Shqiptar dhe atë mbarëkombëtar, në një prononcim për newsport.al ka rrëfyer sekretin e tij se si ja ka dalë të arrijë në këto nivele. Gjithashtu Pandazi ka treguar edhe një sekret të bukur të tijin, ku palestrën e ka nisur thjesht për t'u dobësuar dhe nuk mund të merrej me asnjë lloj sporti tjetër për shkak të masës dhjamore që kishte në trup dhe nuk e kishte menduar të merrej me bodybuilding. Por sot ja ku është me disa tituj në Shqipëri dhe jashtë saj.

- Si ju lindi dëshira për këtë sport?

Dëshira për bodybuilding ka filluar krejt rastësisht. Që i vogël kam qenë i apasionuar pas futbollit dhe sporteve të tjera. Por duke qenë që kam qenë goxha mbi peshë, e kisha të pamundur për t'i vazhduar, ndërsa palestrën e kam filluar krejt rastësisht në një ambjent super të vjetër te shkolla "Petro Nini Luarasi" në Tiranë, ku kishte vetëm disa gira dhe një shtangë. Në kuptimin e plotë të fjalës ky sport më ka ndryshuar jetën dhe disiplinën në jetë. Për një viti nga 123 kilogram, kam dalë në skenë në vitin 2009 duke fituar kampionatin Kombëtar për të rinj dhe dyti mbarëkombëtar.

- Kur vendosët të ngjiteshit në skenë?11216390_1270452759669848_57460320_n

Duke qenë që tashmë më kishte hyrë në gjak ky sport, vendosa të garoja edhe vitin pasardhës në 2010 që u zhvillua në Kosovë në moshën 21-vjeçare. Arrita të fitoja për të rinj dhe i pari Mbarëkombëtar për të rinjtë. Tashmë u bënë rreth dhjetë vite që merrem me këtë sport, por pengu im është që kam pasur shkëputje 4-vjeçare nga garimet duke qenë se ky sport do sakrifica të mëdha.

- Po më pas çfarë ndodhi?

Në 2014 u zhvillua kampionati në Tiranë dhe vendosa të garoja. Edhe pse kohën e kisha në disavantazh, plus që nuk kisha garuar prej disa vitesh, arrita të përgatitesha për pesë javë dhe mora vendin e tretë për të rritur, ndërsa vjet në 2015, mora vendin e parë për të rritur për peshat 80 kilogramë.

- Si ja keni dalë të arrini këtë formë trupore?

Shumë persona mendojnë që ne që merremi më këtë lloj sporti, stërvitemi 24 orë në 24, por e vërteta është që stërvitja e rregullt me intensitetin e duhur për të dhënë rezultat është e këshillueshme deri në 60 minuta maksimumi, mos të harrojmë që pushimi është po aq i rëndësishëm sa edhe vetë stërvitja.

13866832_1625769667471487_531855992_n- Kur do t'iu shohim përsëri në skenë?

Në skenë besoj se do të garoj pas tetë javësh në kampionatin kombëtar që zhvillohet në Tiranë.

- Ku qëndron sekreti i këtij sporti që po përhapet me kaq shpejtësi?

Besoj se sekreti në këtë sport është mendja, vërtet është një sport fizik, por fuqia e vërtetë vjen nga mendja. Mund të bësh çdo gjë nëse zbton disa kritere të thjeshta, dedikim, pasion, punë, sakrificë, por duhet ta vendosësh ti vetë nëse dëshiron vërtetë ta bësh apo jo, sepse rruga nuk është e lehtë.

- Ke diçka për t'i thënë kolegëve të palestrave?

Dua t'i them diçka të gjithë atyre që merren me palestër dhe me çfarëdo lloj sporti tjetër. Të ushtrojnë sa më shumë sportin për të qenë të shëndetshëm, pasi sporti është jetë, ta bëjnë atë për veten e tyre dhe të shijojnë çdo moment.

 

Tags:

FITNESS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga