Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FITNESS

Intervista/ Muskujt si një traditë familjare, bodybilderi tregon si e kthen dhimbjen në forcë për të thyer limitet

Shkruar nga NEWSPORT

13988804_1247172955301371_173473525_nËshtë 29 vjeç dhe e ka nisur bodybuilding si traditë të familjes. Megjithatë kurrë nuk kënaqet me fizikun e tij pasi kërkon më shumë nga vetja. Ky është Ilir Beqa, i cili në një prononcim për newsport.al ka rrëfyer disa detaje të bukra në lidhje sportin që ai ushtron dhe ka zbuluar synimet për të ardhmen. Gjithashtu Iliri ka edhe një këshillë të bukur për të gjithë ata që ushtrohen në palestër, të mos dorëzohen kurrë.

- Si e nisët këtë sport?13933408_1247173648634635_1023639857_n

Unë kam disa vite që merrem me këtë sport. Gjithë si familje e kemi në gen, pasi jemi të apasionuar pas bodybuilding. Jam i ri dhe pres më shumë sukesese nga vetja ime.

- Kush iu shtyu drejt bodybuilding?

Siç e thashë më lart, në merremi familjarisht me këtë sport dhe unë vazhdova rrugën e vllait, motrës, dhëndrit, të cilët merren me këtë sport.

- Keni fituar çmimin e katert në fitness vitin e kaluar. Si ishin emocionet e asaj dite?

Atë ditë nuk isha në formën më të mirë të mundshme, pasi më mungonte pak përvoja. E di që kam  dhënë maksimumin dhe për sa i përket linjave dhe fizikut kam meritu shumë më shumë, ku mundësia për të bërë dallimin shikohet nëpër foto.

- Kujt ja dedikoni sukseset e tua?

Sukseset e mia ia dedikoj vajzës sime, bashkëshortes, vllait dhe motrës të cilët më kanë qëndruar shumë pranë.

13942681_1247177581967575_1610676851_n- Tashmë keni një fizik për t'u admiruar, ju pyesin shumë ushtrues se si ja keni dalë?

Po e vërtetë. Shumë veta më pyesin për rrugën që kam ndjekur dhe mundohem t'u përgjigjem sa më profesionalisht.

- Çfarë regjimi ndiqni?12004935_10153553068558904_824511993420785094_n

Unë ushtrohem shumë. Haj rregullisht duke mbajtur dietë strikte, e cila më ka sjellë përfitime për sa i përket këtij sporti.

- Kostoja e këtij sporti është shumë e lartë, si ja dilni?

Unë kam një punë si trajner personal dhe të gjithë fitimet në këtë punë ia dedikoj këtij sporti dhe familje sime.

- Ndonjë këshillë për ushtruesit e palestrës?

Po kam një këshillë, sa të shkurtër dhe aq të veçantë: "Mos u dorëzoni kurrë".

Tags:

FITNESS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga