Është vetëm 21 vjeç, por pasioni dhe dëshira që ka për sportin e "bodybuilding" ka bërë që Barlet Muhaxhiri të arrijë nivele të larta. Barleti në një prononcim për newsport.al ka rrëfyer se si e nisi këtë sport, kush e shtyu dhe ç'synon për të ardhmen. Gjithashtu i riu kosovar ka edhe një këshillë për të gjithë ata që ushtrohen në palestër.
- Si e nisët këtë sport?
Gjithçka nisi me dëshirën e një adoleshenti për një pamje fizike sa më tërheqëse, e që më pas iu bashkangjitën synime më të larta.
- Kush ju shtyu që të arrinit këtë formë fizike?
Ky sport u bë pjesë e pandashme e jetës sime. E përveç ushtrimeve, ushqimit, merrja gjithmonë informacione për më të rejat rreth bodybuilding, përcillja arritjet e të tjerëve dhe kisha vetbesimin e duhur për të arritur këtë formë fizike.
- Jeni pjesëtari me moshën më të re në "Alloteam", sa i lumtur ndiheni?
Ndihem shumë i lumtur dhe krenar që jam pjesë e "alloteam" dhe kam shpresë që do t'i bëj krenar edhe ata me fitore në shumë gara në të ard
hmen .
- Sa e vështirë është të ushtrohesh si bodybuilder?
Personalisht e adhuroj këtë sport dhe vështirësitë janë pjesë e tij. Zakonisht vetëm me shtojnë dozën e argëtimit dhe adrenalinës .
- Sa herë në javë dhe sa orë në ditë stërviteni?
Ushtrohem një orë në mëngjes kardio dhe abdominal dhe dy orë pasdite që bëj personal-trajner dhe dy muskuj të mitë.
- Mund të na tregoni ndonjë regjim ushqimor të thjeshtë së bashku me stërvitjen?
Duhet ta kuptoni që trupi është matematikë , nëse mat raportet ushqimore që konsumon gjatë ditës me ato që shpenzon . Edhe trupi mban depozita , me ato që i nevojitet intensitetit stërvitor . Në fund të barazimit është përgjigja ekzakte . Unë flas me trupin tim, e kuptoj për çfarë kam nevoj dhe çfarë kam tepruar . E di mirë kur dhe sa suplemente ushqimore duhet të konsumojë , cilat nga ato në çdo fazë përgatitore.
- Ç’objektiva keni për të ardhmen?
Rrugëtimi im sapo ka filluar dhe objektivat e mia janë mjaft të larta . Do të përpiqem për më të mirën që të shijoj aromën e fitores dhe të suksesit gjithmonë.
- Idhulli juaj në Kosovë dhe jashtë saj?
Idhulli im në Kosovë është kampioni i Kosovës për vitin 2008 në kategorinë e mesme dhe kampion absolut i Shqipërisë në vitin 2008, Elvin Beqa , ndërsa në botë amerikani Jason Isaac "Jay" Cutler katër herë fitues i Mr. Olympia ne vitet ( 2006,2007,2009 dhe 2010) .
- Diçka për t'i thënë atyre që ushtrohen në palestër?
Trupi e meriton atë çfarë mendja e beson . Ushqehuni pastër, ushtroni ashpër dhe asnjëherë mos u ndalni . Është gjithmonë koha e duhur për ndryshime pozitve!