Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FITNESS

INTERVISTA/ Kampion absolut i fitnessit, 25-vjeçari zbulon sekretet një trupi të bukur: Ndoqa ëndrrën, jam i bekuar nga familja ime

Shkruar nga NEWSPORT

Është vetëm 25 vjeç, por pasioni dhe dëshira që ka për sportin e "bodybuilding" ka bërë që Barlet Muhaxhiri të arrijë nivele të larta, duke qenë kampion absolut në fitness, "Men's Classic". Barleti në një intervistë për newsport.al ka rrëfyer se si e nisi këtë sport, kush e shtyu dhe ç'synon për të ardhmen. Gjithashtu i riu shqiptar nga Kosova ka edhe një këshillë për të gjithë ata që ushtrohen në palestër.

-Sa kohë keni që e ushtroni?

Kam tetë vite që merrem me këtë sport. E nisa si të gjithë të tjerët, por më pas u kthye në pasion dhe sot kam arritur këtu ku jam.

-Sa e vështirë ka qenë për ju të ndiqni me përpikmëri dietat strikte të këtij sporti?

Të them të drejtën, për mua ka qenë gjithmonë e vështirë mirëpo ëndrrat dhe motivi për të arritur atë që dua ma ka bërë më të lehtë rrugëtimin.

-U shpallët kampion në fitness në Kosovë. Kujt ia dedikoni këtë sukses?

Këtë sukses ia dedikoj familjes sime dhe normalisht ekipit tim "B-V team" si dhe trajnerit tim, Burim Vraniqit, njeri i palodhshëm që më ndihmoi dhe ishe me mua në çdo hap.

-Për një trup të bukur, sa kohë duhet t'i dedikojmë stërvitjes?

Stërvitjes asnjëherë nuk është vonë t'i dedikohesh. Sa më shumë stërvitje, aq më shumë sukses dhe trup të bukur do të kesh.

-Ndërkohë, ky sport ka edhe kosto. Mund të na zbuloni afërsisht shpenzimet mujore?

Shpenzimet varen nga stërvitja që bën dhe dieta që ndjek, kështu që nuk kam një përgjigje për këtë.

-Të mirat e body-builderit dihen dhe sukses nuk ke vetëm në skenë, por edhe në rrugë. Sa të vështirë e keni t'i rezistoni propozimeve të femrave?

(Qesh) Në fakt për mua është shumë e lehtë. Jam njeri familjar dhe kam një grua që e dua shumë, Nitën dhe një vajzë të mrekullueshme, Ajlinin.

- Profesioni në jetën e përditshme?

Jam trajner personal në palestrën time "GymOne", punë të cilën e bëj me shumë vullnet dhe pasion.

- Një këshillë për të gjithë shqiptarët?

Shumë e thjeshtë: Nëse ke një ëndërr, puno rreth saj që ta realizosh. / Retin Toka/ Newsport.al/

 

 

Tags:

FITNESS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga