- Si lindi kjo dëshirë për këtë sport dhe sa kohe keni që e ndiqni?
Dëshira ime lindi që në moshën 14-15 vjeçare kur në atë kohë nuk ishte shumë i popullarizuar apo i njohur në gjithë shqiptarinë...kështu që merrem për afro 23 vite.
- Kush iu mbështeti në këtë nismë tuajën?
Mbështetja ishte nga vetë vullneti im personal dhe dëshira për të arritur sukseset e mia këtu ku jam.
- Jeni kampion në këtë sport, dhe njiheni si një trajner i zoti, sa ju gëzon ky fakt?
Jam kampion i Kosovës dhe mbarëkombëtar në vitin 2008. Vetë fakti më gëzon, sepse kur ndërpreva karrierën time për t'u paraqitur në skenë, mendova që përvojën time ta sjell te shumë bodybuilder që të jenë kampionë të shumëfishtë kombëtarë, mbarëkombëtarë dhe europian. Përvoja ime si trajner ka bërë që të gëzojnë edhe shumë trajnerë që u këshilluan nga ana ime profesionale si ti stërvisin klientët e tyre.
- Kur do t'iu shohim në skenë?
Siç e përmenda më lart, unë ndërpreva karrierën time, por nuk do të thotë që nuk jam pjesë e skenës. Emocionet e këtij sporti mund t'i zgjojnë ndjenjat dhe motivin që mund të befasoj prap skenën.
- Ju keni vetë nje palestër. Vini re shumë raste që kane informacion të gabuar dhe nuk stërviten si duhet?
Për sa i përket gabimeve, ka shumë sepse shumica e personave ose e trajnerave që drejtojnë palestrat bazohen në video apo internet. Gjithmonë trupi i çdo individi nuk ka gjenetikë të njëjtë. Unë jam pjesë e palestrës dhe atyreve më profesionale dhe mundohem sa ma shum t'iu ofroj këshilla dhe informacione sa më të sakta rreth stërvitjeve profesionale.
- Proteinat shihen si ilaçe nga shqiptaret. Ç'mund të na thoni? Sa të rëndësishme janë ato për sportistët? Si i këshilloni ju?
Shumica e njerëzve mendojnë se janë proteinat si ilaçe, por në të kundërtën është mendim i gabuar. Atëherë: Çdo ushqim që ne e konsumojmë ka vlerat ushqyese të proteinave, vitaminave, karbohidrateve etj, prandaj është e domsdoshme për personat të cilët merren me aktivitete sportive të konsumojnë sasinë e nevojshme të proteinave të llogaritura për nevojën e tyre në kilogramë sa të konsumohet.
- Cili është profesioni i Elvinit në jetën e përditshme?
Unë pati fatin që hobin tim ta shndërroj në profesion. Sot jam trajner profesional që stërvis jo vetëm bodybuilder, por edhe njerëzit që shprehin dëshirën për humbjen e peshës,për përgatitje sportive dhe gjithashtu kam fatin që të stërvis shumë femra të cilat shprehin dëshirën të kenë një trup fit apo që kanë dëshirën për t'u ngjitur në skenë.
- Palestra është shumë e rëndësishme. Keni një ftesë për gjithë shqiptarinë?
Palestra është e rëndësishme për të gjithë individët që dëshirojnë të kenë një jetë të lumtur, një organizëm të shëndetshëm, të kenë vetëbesim në vetvete e shumë benefite të tjera...Andaj ftoj gjithë shqiptarinë që të kujdesen për trupin e tyre sepse "një trup i bukur ka mendjen e shëndoshë".