
"Jam këtu me shumë emocione dhe trishtim, por edhe me një buzëqeshje, sepse Pelé na dha kaq shumë. Si krerët e FIFA, ne jemi këtu për t'i bërë homazhe "O Rei" dhe e kemi vendosur që në gjithë botë të mbahet një minutë heshtje”.
Kështu u shpreh presidenti i institucionit më të madh të futbollit, Gianni Infantino, me mbërritjen e tij në stadiumin Vila Belmiro për funeralin e Peles, i cili po zhvillohet me një arkivol të hapur.
"Tani do të kërkojmë që të gjitha vendet e botës të kenë një stadium me emrin Pele, në mënyrë që edhe fëmijët të kuptojnë se çfarë bëri ai për futbollin".-mbylli Infantino.
Poll