
Milosh Krkotiç ishte një nga lojtarët që skuadra e Kukësi kishte pritshmëri të mëdha, por asgjë nuk shkoi sipas planeve. Mesfushori malazez luajti plot 14 takime me fanelën e kampionëve pa gjetur asnjhëherë rrjetën.
Edhe pse ishte ndër të preferuarit e trajneri serb, Mladen Milinkoviç, pas largimit të teknikut, Kukësi nuk e afroi më mesfushorin. Duke qenë se Krkotiç para se të afrohej te Kukësi kishte luajtur me Mladostin, nuk mund të akivizohej në një skuadër për këtë sezon, përjashto mundësinë e kalimit në një vend ku kampionati niste më vonë.
Kështu ka ndodhur, së fundmi ish-futbollisti i Komëtares malazez ka firmosur në Indonezi, te skuadra e Bali Junajtid.
[gallery columns="1" size="full" ids="217996"]