
Policia e Elbasanit ka publikuar sot masat për zhvillimin e ndeshjes Partizani – Tirna. Ky takim përmban një tension të lartë dhe pritet të sjellë një numër të madh tifozësh nga kryeqyteti në Elbasan. Për shkak të rivalitetit të madh të dy skuadrave, autoritetet i frikëson përplasjes së mundshme të tifozerive të cilat do jenë shumë në numër.
Masat do të merren prej orën 17:00 të datës 25 shtator 2016:
1-Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit.
2-Nga “Kryqëzimi i rrugës së Tapeteve” deri tek “Ish-Konservimi” nuk do të lejohet parkimi dhe qarkullimi i mjeteve
3-Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 300 punonjës policie, nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisariatet vartëse të saj dhe FNSH-ja
4- Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:
- a) sende të forta,
- b) shishe (të çfarëdolloji)
- c) fishekzjarre
- d) monedha apo metale (të çfarëdolloji)
- e) çelësa të ndryshëm
Në të kundërt NUK do të lejohen të futen në stadium.
Policia e Elbasanit njofton gjithashtu që do të mbyllen lokalet që ndodhen, përreth stadiumit nga ora 17:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes.