Shqipëria ka nisur përgatitjet për ndeshjen miqësore më Katarin. Trajneri Reja ka grumbulluar shumë lojtarë të Superiores duke ftuar dhe një pjesë të mirë të cilët kishin vite pa u grumbulluar. I tillë është dhe rasti i Kristal Abazaj i cili ndeshjen e fundit me ekipin Kombëtar e ka në vitin 2018.
I ftuar në emisionin “Analizë Kuq e Zi”, në lidhje të drejpërdrejtë Kristal Abazaj foli rreth kësaj ndeshje dhe tregoi diferencat mes dy trajnerëve italian, Kristian Panuci dhe Eduardo Reja.
Deklarata e Kristal Abazaj:
“Jam ndjerë shumë mirë pas një periudhe të gjatë. Është një gjë pozitive dhe grumbullimi me kombëtaren është një shtysë për të vazhduar para.
Ndryshimet në organikë nga hera e fundit që ishit prezentë? Ka shumë çuna të rinj dhe është një shtysë edhe për lojtarët që luajnë në kampionat. Ne nuk na i dhanë mundësinë kur unë luajë në Superiore, ata në të ardhmen mund të bëhen pjesë e ekipit A, më duket sikur është hera e parë sepse isha shumë kohë larg kombëtares.
Disa i njoh se i kam pasur edhe kundërshtarë në fushë. Si ky brez nuk ka pasur ndonjëherë, e kemi siguruar të ardhmen. Kemi bërë shumë lojëra të mira.
E kisha harruar, çdo gjë po shkon mirë dhe duhet fati sepse në këtë kohë nuk e kam pasur fatin me vete. Transferimi në Belgjikë nuk shkoi siç duhet, nuk pata fatin e duhur.
Pata një dëmtim dhe e humba të gjithë atë që bëra në fazë përgatitore. Mbas performancës në Superiore duhet të kisha shkuar në një tjetër skuadër ku mund të kisha më shumë minuta”.
[caption id="attachment_666376" align="alignnone" width="300"] Kristal Abazaj[/caption]