
Ilkay Gundogan është shumë afër nënshkrimit me Barcelonën. Pavarësisht dëshirës së Manchester Cityt për ta mbajtur atë dhe përpjekjes së Arsenalit për ta transferuar në “Emirates”. Gjermani dëshiron të mbyllë kapitullin e Premier League dhe të fillojë një përvojë në një kampionat të ri.
Sipas Sport, mesfushori tashmë ka dhënë dritën jeshile dhe do të shpallë vendimin e tij pas finales së Champions League kundër Interit. Klubi Blaugrana i garantoi atij një kontratë trevjeçare, ndërsa Xavi e thirri për të prezantuar projektin dhe për të shpjeguar rolin e tij në arenën taktike.
Kujtojmë që Gundogan ka zhvilluar plot 49 ndeshje me Cityn në të gjitha kompeticionet duke arritur të shënojë 9 gola dhe të asistojë në 7 të tillë. 32-vjeçari pritet të jetë një transferim nga Barcelona pasi kontrata e tij përfundon në qershor. Kjo do të thotë një transferim me parametra zero, gjë që do të ndihmojë shumë katalanasit në rregullimin e Fair-Playt financiar