Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FITNESS

I jashtëzakonshëm, 57-vjeçari me muskuj të frikshëm sfidon moshën e tij

Shkruar nga NEWSPORT

10374905_10206673996861330_4464588316684625767_nBenon Morina, është sportisti nga Kosova që merret me bodybuilding. Edhe pse është 57 vjeç, pasioni që ka për këtë sport ka bërë që ai mos të marri parasysh moshën e tij. Prej 40 vitesh Benoni i është dedikuar këtij sporti, teksa e deklaron vetë një gjë të tillë.

"Që prej vitit 1976, kam filluar të merrem me këtë sport, pra që prej 40 vjetësh", thotë ai.11143490_10206670004921534_6835111920211874068_o

Morina i është dedikuar plotësisht palestrës. Kohët e fundit ai merr pjesë në skuadrën më me emër në Kosovë, "Alloteam", e cila drejtohet nga i mirënjohuri Elvin Beqa. Pasioni dhe dëshira që ka, e ka bërë Benonin që asnjë herë të mos mungojë në palestër, përkundrazi të jetë gjithmonë i pranishëm, qoftë edhe për ndonjë këshillë për njerëzit që e rrethojnë.

"Kohët e fundit bëj pjesë në skuadrën "Alloteam". Elvini më ka ndihmuar me programet dhe me dietat që më jep", thekson 57-vjeçari.

998482_10208158731258762_6326629299986993258_nE habitshme, por e vërtetë. Morina nuk është ngjitur asnjëherë në skenë. Edhe pse muskujt e tij janë mbresëlënës sportisti nga Kosova nuk e ka menduar asnëjherë të ngjitet në skenë për të konkuruar. Thjesht pasioni dhe dëshira kanë bërë që ai prej 40 vitesh mos të heqë kurrë dorë.

"Asnjëherë nuk kam menduar të ngjitem në skenë. E ushtroj vetëm për kënaqsi", përfundon Benoni për newsport.al.

Tags:

FITNESS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga