Elseid Hysaj luajti në miqësoren e sotme të Lazios për 45 minuta duke bërë një paraqitje të kënaqshme.
Shqiptari firmosi në kryeqytet si futbollist i lirë, teksa rituali i zakonshëm i lojtarëve të rinj në ekip nuk ka munguar. Hysaj ka hipur mbi karrige duke dhuruar një shfaqje fantastike për shokët e ekipit.
Nën ritmet e këngës së njohur "Bella Ciao", Hysaj është mirëpritur nga lojtarët bardhekaltër, shumica prej të cilëve njihen prej kohësh me kapitenin shqiptar.
Poll