
Elseid Hysaj është përfolur shpesh herë për të ndërruar destinacion. Te Napoli ai s’është më i pazëvendësueshëm dhe në këto kushte menaxheri i tij duhet t’i gjejë një ekip të ri. Sipas “Corriere dello Sport”, shkodrani e ka ndarë mendjen dhe do të ndërrojë ambient.
Në skenë është Roma, klub që e ka kërkuar edhe më parë anësorin e linjës së djathtë të kuqezinjve tanë. Ai mund të shkëmbehet me sulmuesin turk të Romës, Xhengiz Ynder, i cili ka qenë në “shënjestrën” e napolitanëve. Kësisoj, skuadra e drejtuar nga Gattuso mund të përdorë Hysajn për të përfunduar me sukses operacionin.
Poll