Eden Hazard, me sa duket është një fenomen në fushën e gjelbër edhe kur është i dehur.
Ai që e vërteton këtë gjë është ish-shoku i tij i skuadrës, Mavuba.
"Ndodhi një natë para ndeshjes së fundit në kampionat. Hazard do të shkonte te Çelsi. Disa nga shokët e skuadrës donin të festonin transferimin e tij nga Lila në Londër.
Vendosëm të dilnim një natë para sfidës kundër Nancy dhe të deheshim. E gdhimë gjithë natën në lokal. As Hazard nuk fjeti dhe në mëngjes ishte ende i dehur. Pasdite luhej ndeshja ndaj Nancy.
Hazard hyri në fushë dhe shënoi tre gola. E pabesueshme!", tregon Mavuba.
Hazard u transferua nga Lila te Çelsi në verën e vitit 2012 dhe është shndërruar në një nga lojtarët kyç të bluve të Londrës.
[caption id="attachment_69248" align="alignnone" width="300"] Eden Hazard kur luante me Lilen ne France[/caption]