Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Humbja ndaj Laçit, Kapllani: Dominuam gjithë lojën, 20 sekonda vendosën ndeshjen

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja ndaj Laçit, Kapllani: Dominuam gjithë lojën, 20 sekonda

Erzeni nuk ja doli të merrte pikë përballë Laçit në Kurbin. Goli i Ujkas me penallti në fundin e pjesës së parë mjaftoi që vendasit të merrnin tre pikë me shumë vlera dhe ngjiten në vendin e pestë me 20 pikë, 1 më pak se Erzeni dhe Egnatia. Pas ndeshjes, trajneri i shijakasve Kapllani foli për mikrofonat e Oversport.

Ndeshja - Ka qenë një nga ndeshjet me te mira që kemi bërë deri tani duke pasur parasysh edhe fushën e vështirë në Lac. Keq shkoi vetëm 20 sekonda në fundin e pjesës së parë. Mendoj që kemi dominuar nga fillimi deri në fund.

Merkato - Duhet të mendojmë që kemi edhe një ndeshje javën e ardhshme me Ballshin pastaj mendojmë për merkato. Cdo ekip ka nevojë për ndërhyrje por duhet të mbyllim këtë ndeshje njëherë me rezultat pozitiv.

“Ne do vazhdojmë përpara të punojmë dhe të arrijmë ato objektiva që kemi duke përmirësuar lojën akoma më mirë sesa sot. Shpresojmë se ato raste t’i finalizojmë me saktësi në të ardhmen.”-deklaroi Kapllani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga